FOTO LAJM: “Ëndërroj për ullinj, limona, portokaj e djathë”

0
79

TemA

Kjo është një foto e shkrepur nga agjencia Reuters në minierën e Bulqizës, ku po zhvillohet një nga dramat më të mëdhaja të kësaj vere. Foto është marrë dhe nga agjencitë e tjera dhe diçitura shpjegon një nga dëshirat e këtij minatori: “Ëndërroj për ullinj, limona, fiq dhe portokaj. Dhe për pak djathë dele.” Ndërsa kryeministri bredh me helikopter në brigjet shqiptare, këta minatorë po fiken ngadalë. Sot nga greva kanë dalë dy minatorë. Një tjetër kishte dalë më herët duke e lënë në 13 numrin e atyre që po sakrifikojnë.