Fjalor simultan me pesë gjuhë

0
30

Nga Peter Nase

FJALOR SIMULTAN NË PESË GJUHË

Botohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një fjalor simultan me pesë gjuhë: anglisht, spanjisht, Italisht, Guaranisht dhe Shqip.

Ky botim përmban fjalët më të përdorshme në të folurën e përditshme dhe është ndërtuar në një mënyrë të tillë që e bën atë shumë praktik në përdorim. Renditja e fjalëve është bërë sipas rendit alfabetik të gjuhes shqipe, duke qënë se Shqipja është gjuha që ka më shumë gërma në krahasim me pesë gjuhët e tjera.

Në këtë vëllim, për herë të parë vendosen dy gjuhë të rralla: shqip dhe guaranisht, mes tre gjuhëve moderne: anglisht, spanjisht dhe italisht. Në këtë mënyrë, përdoruesit të thjeshtë, linguistit apo leksikologut i jepet mundësia që të krahasojë këto gjuhë mes tyre fare lehtë dhe, njëkohëshisht, të mund të shikojë nga afër elementët e përbashkët.

Ky botim është një referencë e rëndësishme si për studiuesit e mirëfilltë ashtu edhe për studentët.

Për herë të parë studiuesi shqiptar mund të njohë nga afër një gjuhë autoktone të folur nga fiset indigjenase Tupi-Guarani në Ameriken e Jugut. Gjuha guarani ka qënë e formuar plotësisht përpara se të mbrinin kolonizatorët spanjoll në këtë Kontinent. Me kalimin e shekujve duket qartë se influenca e spanjishtes ka lënë gjurmët e veta edhe në gjuhën Guarani e cila flitet nga një numër i madh fisesh vendase: Paraguaj, Bolivi dhe në disa territore të Brazilit dhe Argjentinës, me pothuajse dyzet dialekte.

Roli që ka luajtur kultura dhe gjuha Spanjolle ka bërë që të huazohen shumë fjalë nga kjo e fundit dhe të përdoren gjerësisht në Guaranisht duke krijuar një gjuhë të folur të përzjerë që në Paraguaj quhet ‘Jopara’ (nga Guaranishtja, ‘përzjerje’), kjo vihet re fare mirë duke shfletuar këtë fjalor, si p.sh.:‘caballo’ (në spanjisht ‘kalë’) dhe që në guaranisht përkthehet ‘kavaju’; ‘cabra’ (në spanjisht ‘dhi’) dhe që në guaranisht përkthehet ‘kavara’; e kështu me radhë.

Fjalori është i shoqëruar edhe nga dy reçenca të përgatitura nga ish-Presidenti i Paraguait, Z. Luis Angel Gonzalez Macchi (1999-2003) dhe nga Drejtori Korpusit të Paqes në Paraguaj, Z. Michael Eschleman.

Aktualisht, është botuar nga një shtëpi botuese Amerikane dhe e vënë në shitje on-line nga distributori i fuqishëm ‘Amazon” dhe mund te blihet drejt per drejt ne kete faqe interneti: http://www.facebook.com/l/ca004;stores.lulu.com/pmtase

BIOGRAFI E AUTORIT

Peter Tase. Lindur dhe rritur në qytetin e Beratit.

Në vitin 2000, emigron familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jeton në qytetin Milwaukee, shteti Wisconsin.

Diplomohet nga “University of Wisconsin – Milwaukee”, në fushën e Studimeve të Kulturës dhe Letërsisë Italiane si dhe për Marrëdhenie Ndërkombëtare (Shtator, 2001- Dhjetor, 2006).

Ka mbaruar Programin studimor për Qeverinë Amerikane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Qëndrën e Qeverisjes “Les Aspin” në Washington, D. C. (Janar – Maj, 2006). Ka punuar per Z. Richard Pombo, anetar i Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin Amerikan, 2006

Në vitin 2007 fillon të punojë si këshilltar për politikat e Shëndetit Publik dhe Mirëqënies Sociale pranë Korpusit të Paqes (U. S. Peace Corps) në Republikën e Paraguait, Ameriken e Jugut, duke punuar nga afër me autoritetet lokale në përmirësimin e sherbimit shëndetesor dhe implementimin e njohurive të shëndetit publik në shkollat fillore dhe të mesme (Shkurt, 2007- Qershor, 2009).

Autori i këtij Fjalori i njeh shumë mirë dhe i flet rrjedhshëm të pesta gjuhët e paraqitura ne kete botim.