Filmimet “Jeta e Muhamedit”, BBC- ja kërcënohet nga Irani

0
100

Shekulli
Para pak kohësh rrejti i lajmeve BBC bëri disa deklarata në lidhje me planin për të bërë një zinxhir dokumentarësh për profetin mysliman, Muhamed.

Tre seritë, “Jeta e Muhamedit”, kanë marrë reagimin e ashpër të zyrtarëve të Iranit, të cilët deklarojnë se vendi i tyre do të ndërmarrë “veprime serioze” nëse ai transmetohet. Ministri iranian i Kulturës, Mohamed Hoseini, i cili në fakt nuk i ka parë seritë, e ka cilësuar filmin një përpjekje “nga armiku” për të “shkatërruar shenjtërinë islamike”.

“Vendimi i BBC-së për të transmetuar një dokumentar mbi jetën e profetit Muhamed, duket i dyshimtë dhe, nëse dyshimet tona vërtetohen, sigurisht do të ndërmarrim veprime serioze”, tha ministri.

Dokumentari, i cili parashikohet të transmetohet në mes të korrikut, pak para muajit të shenjtë të Ramazanit, paraqet gazetarin Rageh Omar duke udhëtuar në vendlindjen e Muhamedit, Mekë, për të ri gjetur gjurmët e profetit.