TemA Online, 4 Janar 2012
Mund të duket e çuditshme, por eskorta e kryeministrit belg, Elio Di Rupo, përbëhet nga një makinë dhe shoferi i tij. Për këtë arsye, ai ka kërkuar shoqërimin e makinës së vet me dy policië me motorë. Kërkesa I është refuzuar si nga policia, ashtu dhe nga ushtria.
Kërkesa e kryeministrit ka të bëjë me udhëtimet e konsideruara të rrezikshme, dhe jo për shoqërim të vazhdueshëm, por edhe kjo është cilësuar si e tepërt nga ana e autoriteteve policore dhe ushtarake, të cilët kanë theksuar se në kohën që po zbatohen masat anti-krizë, një kërkesë e këtillë e kryeministrit është e papranueshme.
Nëse do të bëhen paralelizma me vendin tonë, atëherë mjaton të thuhet që kryeministri Berisha, vetëm disa muaj më parë bleu një makinë të blinduar 700 mijë euro, ndërsa numri i badigardëve dhe makinave që e shoqërojnë në udhëtime, është i pafund.
Jo vetëm kaq, por kur kalon Berisha, apo qoftë edhe Jozefina Topalli, bllokohet trafiku.