DREJTUAR STRUKTURAVE TË LDK-së, BAVARI

0
33

– Kryesisë të LDK-së,
– Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së,
– Kryesive të Degëve të LDK-së,
– Anëtarësisë të LDK-së.

Më 17 maj 2015, Kryesia e Nëndegës të LDK-së në Bavari, e dalë nga Kuvendi i 8-të zgjedhor, mbajti mbledhjen e parë. Veç tjerash, në mbledhje u diskutua edhe mënyra e votimit në kuvendet e Nëndegëve dhe të Degëve. Mbizotëroi mendimi se votimi i fshehtë është i vetmi votim demokratik, kur kemi parasysh hipokrizinë dhe servilizmin neveritës të njerëzve në Kosovë tonë. Mjafton të përmendim rezultatin e shprehur në përqindje, të votimit të hapur, me ngritje të gishtërinjve: X – Y u votua 100 %!!! Shtrohet pyetja: A mund të jetë një njeri i pranueshëm për të gjithë? Kurrë, jo, qoftë ai edhe Pejkamber, i dërguar i Zotit në tokë. Rrjedhimisht, kuadrot e dalë nga ky votim, do të jenë me legjitimitet të cunguar, të munguar, përgjatë gjithë mandatit.

Kryesia e Nëndegës për Bavari, vendosi t`u sugjërojë strukturave të partisë, në qendër dhe bazë, këto çështje:

1. – TË FORMOHET INSTITUCIONI I PËRGJEGJËSISË, për qendrën dhe bazën e LDK-së

Dihet, mirëfilli, se në LDK-së kanë ndodhur shkelje të rënda të normave partiake, që kanë çuar deri në ndarjen e partisë. Është folur në emër të anëtarësisë, pa e pyetur, pa e konsultuar dhe pa e përfillur fare atë! Kuadro të ndryshëm, madje, deri edhe ata të profilit të lartë, kanë flirtuar me organizatën terroriste të SHIK-ut. Dhe, askush nuk është marrë në përgjegjësi! Prandaj, Institucioni i Përgjegjësisë është i nevojshëm, i domosdoshëm.

2.- SPASTRIMI I LDK-SË NGA AGJENTËT E SHIK-ut

Organizata kriminale e SHIK-ut, e themeluar, enkas, për ta marrë pushtetin me dhunë, ka ekzekutuar 1.800 kuadro civilë dhe ushtarakë, kryesisht, të LDK-së. Disa kuadro të tanishëm të LDK-së, në raste të akuzave të bazuara, për këtë organizatë terroriste e kriminale, e kanë marrë në mbrojtje atë!! Disa të tjerë, e kanë parë si të panevojshme, të tepërt Gjykatën Speciale. Dhe, megjithatë, ata vazhdojnë të mbajnë poste të larta në parti dhe pushtet, edhepse njihen si “Kalë Troje” brenda LDK-së!!!

3.- VLERËSIM RISHTOR PËR STATUSIN, për të gjitha kategoritë e luftës: a) dëshmor; b) invalid i luftës; c) veteran; d) i internuar; e) pjesëmarrës në forma të ndryshme në luftë; f) ndihmës i luftës, e tjera.

Të krijohet një komision vlerësimi i paanshëm, i përgjegjshëm, nga njerëz me integritet moral e njerëzor.

Komisioni aktual, me gjeneralin matrapaz Agim Çekun në krye, të përjashtohet dhe të procedohet para drejtësisë për: falsifikim, mashtrim, nepotizëm, provincial dhe provokues e përçarës brenda kombëtar. Të ashtuquajturit kryetarë të shoqatave të dala nga lufta, pa hyrë në luftë fare, janë dëshmuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, në organizimin e protestave të mars – prillit 2004, të porositura nga Serbia. Qëllimi ishte realizimi i decentralizimit të pushtetit lokal, thjesht, fshat e enklavë serbe! Prandaj, këta hafije duhet të hetohen për tradhti të lartë kombëtare.

Gjeneral Çeku, i cili është bërë paçavër, duke ndërruar disa parti, vetëm e vetëm për të zënë një ballë të rehatshëm, kërkon punësim, jo më pak se ministër. Andaj, propozon, pacipshëm, krijimin e një ministrie veteranësh! Në Kosovë është bërë një luftë mbrojtëse, modeste, me kohëzgjatje vetëm 14 mujore; një luftë që ka rezultuar si masakër, me bilancin tragjik e fatalisht disproporcional: 13.500 të vrarë, të ekzekutuar, të masakruar shqiptarë dhe vetëm më pak qindra pushtues të vrarë, pa arritur kurrë shifrën 1.000! Popujt tjerë kanë luftuar pesë (5) vjetë, p.sh. Lufta e Dytë Botërore; 10 e 20 vjet në kohë të tjera dhe nuk kanë një ministri veteranësh, siç kërkon gjenerali ynë megalloman e hiç.

4.- KOSOVA TË KËTË SHUMË ZONA ZGJEDHORE

Kosova me një zonë zgjedhore, është imponim i krerëve të SHIK-ut kriminal. Sepse, vetëm në këtë mënyrë arrijnë të bëhen deputetë kuadrot vrastarë të SHIK-ut. Pët rrjedhojë, Parlamenti i Kosovës, sot, është në krye të listës të zezë, me 27 deputetë kriminelë. Kompromisi i SHIK-ut me parittë tjera, përfshi këtu edhe LDK-në, për votim: Kosova me një zonë zgjedhore, ka pasur interesin vetjak e klanor të Kryesive partiake, anëtarët kryesorë të të cilave, kanë siguruar për vete ulësen në Parlament. E turpshme deri në skajmëri!

Zgjidhja më e mirë do të ishte votimi klasik, ballafaqimi me votë i kandidatëve, i vlerave, në nival komunal.

Edhe lista emërore e kandidatëve, me shpërfilljen e renditjes sipas gërmave të alfabetit, është hileqare, imponuese, djallëzore dhe turpëruese deri në rrugaçëri. Renditja alfabetike, është e pranueshme dhe njerëzore. Brenda partisë, kandidatët për strukturat drejtuese të partisë dhe deputetë, duhet të jenë, domosdoshmërisht dhe absolutisht, të barabartë.

Urojmë për mirëkuptim!

KRYESIA E NËNDEGËS TË LDK-SË NË BAVARI
Kryetari
IDRIZ ZEQIRAJ