ResPublica.al, 1 janar 2012
Ka lindur një cliché në Shqipëri. Ka kohë që ka lindur. E ka të bëjë me gazetarët e me politikanët. Me të mbaruar countdown-i, që shenjon mbërritjen e vitit të ri, gazetarët bëhen sy e veshë për të marrë vesh se kur do të lindë fëmija i parë i vitit, si do të quhet, ç’prindër ka, ç’gjini ka, në cilin maternitet ka lindur (çuditërisht në Shqipëri lindin të gjithë në Tiranë), kush ka qenë infermierja që e ka pritur e para, e plot hollësi të tjera që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Pas tyre vrapojnë politikanët e krerët e institucioneve për të bërë “adetin”, dmth për të shkuar në maternitet, për t’u takuar me prindërit e bebes, për të bërë një show me beben vetë, e për të thënë diçka me emfazë, mundësisht duke kërkuar e duke nënvizuar ndonjë simbolikë idiote. Ja, shihni se ç’ka thënë kryeministri sot:”Fjalët që më erdhën ndër mend kur dëgjova për këto lindje ishin këto: “Lindën sot Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini; i lindën Shqipërisë burrat më të shquar të saj”.
M.N.