Delta Maxi serb largohet nga biznesi në Shqipëri

0
56

Serbët, të cilët para disa vitesh blenë rrjetin e marketeve Euromax, përfundimisht largohen nga ky biznes që e kishin në Shqipëri përmes kompanisë Delta Maxi të eksponentit të Sllobodan Millosheviçit, Millorad Mishkoviç. Në këtë mënyrë rriten shpresat për t’u larguar edhe produktet e dobëta serbe që po gëlonin në këtë rrjet supermarketesh, e po ashtu mallrat e shumta me afat të skaduar që gjendeshin në këto markete, si dhe çmimet e larta të një pjese të madhe të produkteve.

Zyrtarisht, Delhaize Group, shitësi ndërkombëtar belg i pakicës në industrinë ushqimore njoftoi sot se ka marrë aprovimet e pakushtëzuara të të gjitha autoriteteve kontrolluese dhe, siç e kishte njoftuar më parë, ka përfunduar blerjen e shitësit me pakicë serb, Delta Maxi. Së bashku me operatorët ekzistues në Greqi dhe Rumani, transaksioni e bën Delhaize Group, një lider në Evropën Juglindore.

KOHA DITORE