New Jersey, 14 dhjetor – Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell i ka mundësuar presidentes Jahjaga një ligjëratë në Monmouth University të New Jerseyt. Bashkë me të ai para studentëve të këtij universiteti ka thënë se Kosova është tregim i suksesshëm dhe shembull i bashkë-ekzistencës së vlerave perëndimore e islamike.
“Kosova është një tregim i mirë në lajme, jo një lajm i keq. Është një shtet që kërkon vendin e tij në hapësirën evropiane….Besoj se ajo (Jahjaga) përfaqëson një të ardhme, sipas së cilës një shtet mysliman mund të tregojë se vlerat islamike dhe ato perëndimore mund të bashkëjetojnë”, ka thënë Dell, transmeton Indeksonline.
Ai ka treguar se si Jahjaga pranoi ta marrë udhëheqjen e shtetit pasi që dy paraardhësit e saj u larguan nga posti brenda 4 muajsh.
————–
Ndue Ukaj: Po perdoret Kosova dhe populli i saj i mjere per kusure politike…Mjerisht kjo klase politik miope, pa vizione dhe ide, nuk sheh pertej hundes, pradaj edhe keto deklarime fyese dhe aspak reale i perpine, pa i tret fare… Kjo deklarate e Dellit dhe shume deklarata tjera te kesaj natyre, qe vijne nga Adminstrata Amerikane, jane deshmi se po perdoret maksimalisht ky vend per kusure politike ne interesat gjeostrategjike te Amerikes, kryesisht ne vendet tjera islamike. Ne emer te Kosoves, qe nuk eshte shtet islamik, por po e fiton kete epitet cdo dite e me shume, po sendertohen gjetiu interesat amerikane duke i relativizuar tensionet e medha mes botes arabe dhe asaj amerikane.
Kosova nuk guxon ta haj kete kashte, edhe pse asaj ia jane vu syzat e gjelberta dhe po e sheh si bari te gjelbert e te dobishem per stomakun e saj (perafrazim i nje fabule). Prandaj, e gjithe inteligjencia shqiptare, duke mos prit politiken tone medikore dhe miope, duhet te del ne mbrojtje te shtetit te Kosoves dhe sekularitetit te saj…