TemA Online, 3 Dhjetor 2011
Në librin e tij të fundit me titull “Lufta Italo-Greke, diktatorët dhe kuislingët”, Arben Puto u bën një vështrim “të pamëmshirshëm” disa personaliteteve të kulturës e të politikës në historinë shqiptare të shekullit të shkuar. Fjala vjen, i përmend Konicës një letër që i ka dërguar Duçes, me anë të së cilës kërkon pas pushtimit të Shqipërisë që t’i paguhej një borxh, apo një broshurë proitaliane ku flet për konfliktin italo-grek në funksion të mbrojtjes së çështjes shqiptare, etj. “Cene” të tilla gjenden edhe në jetën e Mustafa Krujës, Lef Nosit, Anton Harapit, Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit, etj.
Ilir Ikonomi, që ka bërë dhe një libër për Konicën, është me idenë që këto “cene” janë çikërrima në raport me bëmat e kontributet e mëdha të këtyre njerëzve në hiostorinë e vendit tonë. Madje, në një intervistë për gazetën shqiptarja.com, ai thotë se edhe këto momente të nënvizuara janë në të vërtetë krej të justifikuara me motivimin patriotik në një kontekst të caktuar historik, rrjedhimisht janë krejt të padrejta dhe në stilin e historiografisë komuniste etiketat që u vihen këtyre personaliteteve, si “kuislingë, tradhëtarë, etj”.
respublica.al