Broz Simoni – Ngushllimet per humbjen e shkrimtarit Daniel Gazulli

0
22

Hera e pare qe marrim nga Ju nji lajm te hidhun per vdekjen e papritun te njeriut te letrave, te ndjemit DANIEL GAZULLI.

Familjes se Tij, te afermeve u shprehim ngushllimet per kalimin ne Amshim te njeriut te tyne te dashtun si dhe te nji intelektuali shumedimensional qe me shkrimet e Tij ne shtypin periodik kendej e andej Shqipnise ndihmoi per t’na ba te njoftun te kaluemen historike te njerezve ma te ditun te ketij Kombi, si At Gjergj Fishten, Dom Nikoll Kaçorri, etj., shkrime per vendlndjen e Tij, Dajç i Zadrimes, per te Paret e familjes se gazulloreve aq shume te permendun ne perkushtimin e tyne per Fe e Atdhe tuj xjerre prifterinj, shkencetarë ne fusha te ndryshme te dijes, si: astrologji, gjuhesi, etnografi, toponimi etj.
Me vdekjen e Tij te parakohshme e te papritun, familja hupi njeriun e dashtun, ne shokun e sinqerte e modest, shtypi e gazeta Juej shkrimtarin e analistin bashkekohore.

I pritshim me padurim shkrimet e te ndjemit Daniel qe dilnin ne gazeten Tuej, si ujin e paket, se na sillte pa prã shkrime dinjitoze per Sapen, per gjuhen shqipe e ne menyre te veçantë, per Gegnishten si gjuhe kulture. Danieli ishte kerkues, kamngules, deshmues i se vertetes pa u frikue. Lajmi qe na sollet Ju, difton se sa per zemer e keni pas Danielin. Ju e moret vesh para nesh, megjithse jashte Shqipniet dhe na e percollet me dhimbje.

I perjetshem kjofte Kujtimi i Tij . Shpirti i PUSHOFTE ne PAQE.

BROZ SIMONI.

http://kosova.albemigrant.com/?p=16996