Bojkoti i parlamentit, deputetëve të PS-së nuk u jepet paga

0
128

Deputetët e Partisë Socialiste do të përfitojnë vetëm 93 mijë lekë të vjetra për muajin qershor, për shkak të bojkotit të tyre të parlamentit në shenjë protestë për atë që ndodhi me zgjedhjet në Tiranë. Bëhet fjalë vetëm për 10% të pagës së tyre, ndërsa pjesa tjetër do t’u mbahet.

Gjithashtu, nga mospjesëmarrjet në seanca apo mbledhje, deputetëve u hiqen edhe dietat, shpenzimet e transportit, shpenzimet telefonike dhe strehimi.

Kjo është një metodë që është përdorur edhe më parë nga ana e kryetares së parlamentit Jozefina Topalli ndaj deputetëve socialistë, kur ata bojkotuan parlamentin pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.