Biberaj: Berisha, mbështetësi më i madh politik i ish-komunistëve. Është tradhtari i së djathtës

0
71

TemA Online, 5 Mars 2012

Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së dhe pjesëmarrës në Lëvizjen studentore dhe krijimin e Partisë Demokratike është shprehur se, “Kryeministri aktual i Shqipërisë është mbështetësi më i madh politik i ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit”.

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së shkruan në profilin e tij në Facebook se ish-komunistët Berisha i ka “në qeveri, në grupin parlamentar dhe në lidershipin e PD-së”.

Sipas tij “kjo është edhe tradhtia më e madhe e pas viteve ’90 ndaj shqiptarëve, ndaj Lëvizjes Studentore Anti-Komuniste të Dhjetorit ’90, ndaj demokracisë, ndaj së djathtës dhe ndaj ish-të persekutuarve politik.”