Largimi i Sali Berishës nuk është me vetëm një kërkesë e opozitës, por ka nisur të artikulohet qartë edhe nga vetë demokratet. I ftuar ne emisionin “Zip”, Aleksandër Biberaj ka hedhur emrin e Bamir Topit, si lider i ardhshëm i te djathtës.
Madje sipas tij, Sali Berisha po e çon Partinë Demokratike drejt humbjes ne zgjedhjet e pritshme vendore. Biberaj e ka cilësuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar thjesht një ndryshim të vendit, ku kryeministri mbajti konferencën e radhës. Ai deklaroi se edhe pse memorandumi i Mustafajt mori vetëm votën e tij dhe të Oketës, në fakt ka me dhjetëra mbështetës të tjerë brenda të djathtës, që zgjedhin të heshtin, pasi i tremben përjashtimit.
Sipas Biberajt, për të mbajtur pushtetin e vet Sali Berisha, po shton edhe kostot e gabimeve të LSI, duke ngjallur pakënaqësi në bazë. Për Biberajn duhet të marre fund kjo mënyrë qeverisjeje që bën pazare për llogari të një grushti të ngushte njerëzish. Megjithatë Biberaj ka mohuar të paktën për momentin krijimin e një partie të re nga mendjet ndryshe brenda PD-së.