Berisha vs Zogu… Ç’hipokrizi e bajatosur!

0
52

Rrezon Abazaj, letër gazetës Shekulli*

Fjalët e shumta janë fukarallëk. Dhe është vështirë të vijosh të thuash e të shkruash fjalë, kur ke të bësh me dikë që fjalët i ka shpërdoruar aq shumë, sa tashmë ia merr jo era, po flladi. Në këtë kontekst nuk ka ndonjë rëndësi se çfarë thotë sot Berisha për të ndjerin Leka Zogu.

Por është e përçmueshme si vepër që Berisha ia lejon vetes në mënyrë të përsëritur jo vetëm ta shkaktojë vdekjen apo ta përdhosë atë, por edhe të tallet me të vdekurit.

Vetëm pasi Leka Zogu ndërron jetë, Berisha nxjerr në publik “sekretin” e madh: Leka Zogu e paska fituar referendumin, por ia paskan vjedhur votat. Madje i lejon vetes edhe më shumë se kaq. Deklaron se Leka në ‘97 e paska pësuar nga mentaliteti “ju votoni, unë numëroj” (!).

Dhe këtë e thotë Berisha… Të qeshim apo të qajmë? Është njësoj si të thotë korbi “Shihni sa pendë të bardha kam në bythë”. Personi që rri në pushtet me vota të vjedhura e të devijuara, përmend votat e vjedhura. Të vjen keq për ata që duhet të qajnë sot njeriun e tyre, se të ishte ndryshe kjo do ishte deklarata më humoristike e vitit.

Tani që Leka është i vdekur dhe nuk ka asnjë rrezik për pushtetin e Berishës, ky i fundit lëshon pordhën e rradhës dhe i jepka Lekës “hakun”. Pse nuk ia tha këtë sihariq kur ishte gjallë? Aman o zot, ç’hipokrit i bajatosur.

*Per letrat e lexuesve mund te perdorni adresen letra@shekulli.com.al dhe/ose letra.shekulli@gmail.com. Letrat qe nisen te shoqeruara me emer mbiemer dhe fotografi do botohen ne versionet print dhe online te Shekullit. Ju falenderojme per komentet e perditshme / Redaksia Online