TemA, 15 Dhjetor 2011
Pasi ka mbaruar një fjalim tek Akademia e Arteve me rastin e 44 vjetorit të themelimit të saj, kryeministri Sali Berisha është drejtuar për në klinikën e udhëheqjes ku ka qëndruar për më shumë se një orë. Berisha e mbaroi fjalimin tek Akademia, edhe pse duket se ai nuk është në gjendjen e mëparshme.
Sforcimi për të dhuruar sa më shumë buzëqeshje nuk e fsheh gjendjen e tij. Pasi ka qëndruar tek klinika, Berisha është larguar rreth mesditës. Aty është parë të mbërrijë dhe një ambulancë.
Në takimin në Akademinë e Arteve, Berisha ka kërkuar që ata të angazhohen për të festuar sa më mirë 100 vjetorin e pavarësisë.