Kryeministri Berisha mund të jetë në një gjendje të rëndë shëndetësore sipas burimeve nga kryeministria. Një gjendje e rënduar nga humbja e imunitetit, mund të ketë bërë që Berisha të mos shfaqet në publik.
Në të vërtetë Berisha kishte njoftuar sot mbledhjen e qeverisë, por nuk e zhvilloi. Zhdukja e tij nga ekranet në një ditë decizive është komentuar dhe nga mbështetës të tij në PD, të cilët kanë pritur shfaqjen publike të tij.
Rezultati negativ i zgjedhjeve të 8 Majit mund të ketë provokuar një tension të fortë nervor që zakonisht i shkakton Berishës një humbje imuniteti. Të paktën dhe në dy raste të tjera të ngjashme Berisha ka pësuar një shok të tillë, thonë njerëz të afërt të tij.