Ben Blushi: Sali Berisha është një qënie banale

0
40

TemA Online, 17 Nëntor 2011

Ben Blushi ka qenë i ftuar nga Alfred Peza në programin e vet në Vizion Plus, dhe me ç’u duk nga intervista, ka pasur një marrëveshje mes të dyve për t’mos folur për politikë. Por për politikë është folur, prapëseprapë. Dhe në një moment, Blushit i është kërkuar të komentojë komentet e kryeministrit Berisha lidhur me librat e Ramës e të tijat, e me një si rivalitet të natyrës artistike që ezgiston mes tyre.

Në këtë pikë Blushi nuk i rezistoi ngasjes për ta shqepur gojën (ka kohë që e mban të qepur): “Nuk kam asnjë koment për këtë njeri… Kohët e fundit, por edhe në përgjithësi, i bëj një pyetje vetes dhe them se si ka mundësi që një burrë në këtë moshë, të jetë kaq banal. Çfarë nevoje ka për të qenë banal?

Dhe mendoj që banaliteti i Sali Berishës është një gjë e padurueshme. Banalitetin ai nuk e kuron dot, jeton në banalitet, ndaj dhe nuk dua ta komentoj fare. Mund të bëja batuta pa fund me Sali Berishën, për të mbushur edhe faqet e gazetave dhe në disa raste edhe e kam bërë, por nuk më intereson sepse banaliteti është gjëja nga e cila kam filluar të kem neveri.”

respublica.al