BE rrëzon zgjedhjet e Tiranës: Nuk ishin të mira

0
26

Bashkimi Europian është shprehur se zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira. Deklarata është bërë nga komisionari për zgjerim, Stefan Fyle gjatë një konference për shtyp pas Këshillit të 3-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Ne jemi të vetëdijshëm që ka patur një marrëdhënie polarizuese në politikë lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Sipas nesh zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira dhe mënyra e zgjedhjeve duhet reformuar”, ka thënë Fyle gjatë deklaratës së tij.

Ky i fundit është shprehur se tashmë është koha për dialog politik, për shkak se vendi është në një stanjacion.

“Kolegji Zgjedhor ka përfunduar detyrat është koha që forcat politike në vend t’i kthehen dialogut politik. 12 pikat e vendosura nga BE për integrimin e Shqipërisë duhet të ndiqen me intensivitet. BE është e përgatitur që ta lehtësojë këtë detyrë për Shqipërinë”, tha Fyle.