Banka Botërore: Shqipëria një ndër tre vendet në zhvillim më të rrezikuara nga kriza

0
73

ResPublica.al, 19 janar 2012

Gazeta Financial Times raporton se Banka Botërore ka paralajmëruar të mërkurën se vendet në zhvillim mund të përballen me rreziqe më të mëdha se në periudhën 2008-2009 dhe se do të kenë më pak mundësi për t’i përballur ato, në krahasim me atë periudhë. Sipas parashikimit të bankës, një krizë financiare e vendeve të zhvilluara industriale mund ta pakësojë rritjen ekonomike të parashikuar në vendet në zhvillim me 4.2 pikë përqindje.

Në kushtet kur fluksi i kapitalit drejt vendeve në zhvilliim po pakësohet, një ngadalësim i tillë i rritjes ekonomike mund të jetë shkatërruese për financat e këtyre vendeve. Sidomos të ekspozuara do të jënë vendet që kanë deficite të llogarive korrente dhe këste të larta të shlyerjes së borxhit.

Një listë të vendeve më të ekspozuara (të përgatitur nga Banka Botërore) mund ta gjeni bashkëngjitur. Shqipëria është një ndër tre vendet më të ekspozuara ndaj një krize financiare botërore, pasi në vitin 2012 pritet të ketë një deficit të llogarisë korrente në nivelin 11.7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe një këst vjetor të shlyerjes së borxhit në nivelin 9.3% të PBB-së (gjithsej 21.3% e PBB-së)

E. Zaloshnja