Austriakët, tri nota proteste ndaj vajzës së Shpresa Becajt

0
47

TIRANE – Autoritetet diplomatike austriake në Tiranë në të paktën tre raste kanë bërë notë proteste pranë Ministrisë së jashtme të Shqipërisë për shkeljet e kryera në Vjenë nga Selvi Beçaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë. Ky fakt zbulohet në gazetën “Shqiptarja.com”, e cila publikon në shkrimin kryesor të sotëm vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili zbardh detajet e pathëna deri më sot, gjashtë muaj pas largimit të saj nga detyra si diplomate në Vjenë.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës i përket datës 4 maj 2012, pas padisë së 29-vjeçares për anulimin e Urdhrit të Ministrit të Punëve të Jashtme Haxhinasto, në 24 janar 2012, për largimin nga detyra si Sekretare e Parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OSBE, Vjenë.

Në vendimin e gjatë prej 15 faqesh, pala e paditur, Ministria e jashtme, për të mbrojtur vendimin e saj, ka paraqitur edhe disa nota proteste nga ana e ambasadës austriake në Tiranë, të bëra pranë ministrisë në verën e vitit të shkuar.

Sipas Ministrisë gjatë harkut kohor të vitit 2011 në MPJ, janë drejtuar nga ana e ambasadës së Austrisë në Tiranë tre nota zyrtare në adresë të Selvi Beçajt dhe se nga Ministria Federale e Çështjeve Evropiane është ngritur një padi, e cila po shqyrtohet pranë gjykatës së Vjenës, situata, të cilat motivojnë nxjerrjen e aktit të lirimit nga detyra lidhur edhe me natyrën e posaçme të shërbimit në një mision diplomatik.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën ‘Shqiptarja.com’)