Analiza sekrete e SHBA: Ja çfarë e pret Greqinë dhe Europën

0
84

Është një analizë për krizën e Euro-s dhe për politikën gjermane. Një skenar për katastrofën, i cili po qarkullon në duart e politikanëve më të lartë në SHBA, përgatitur nga instituti amerikan “Parashikimet Strategjike” (STRATFOR). Analizat e STRATFOR njihen për afërsinë me CIA-në dhe shërbime të tjera sekrete. Ata parashikojnë falimentimin e Greqisë, daljen nga zona euro dhe një kosto prej miliarda eurosh.
“Gjermania po përdor fuqinë financiare për të ushtruar kontroll brenda Europës. Në shkëmbim të mbështetjes financiare, Berlini kërkon nga shtetet evropiane të reformojnë ekonominë sipas interesave gjermane. Kështu Gjermania po i kthen shtetet e tjera në koloni ekonomike gjermane,” thuhet në dokumentin amerikan.
“Borxhet e Greqisë janë shumë më të mëdha se vetë shteti e shoqëria greke. Që zona euro të mbijetojë, Greqia duhet të shkojë në faliment,” thuhet në dokument.
Dokumenti flet për tre faza. Në fazën e parë do duhen rreth 400 miliard euro për të mbrojtur shtetet e tjera nga efekti domino pas largimit të Greqisë nga zona euro.
Faza e dytë është ajo e ndihmës financiare për të shpëtuar bankat evropiane nga kolapsi. Për këtë do të duhen rreth 800 miliard euro.
Faza e tretë do jetë përballimi i tronditjes në tregjet financiare. Edhe për këtë rast do të duhen 800 miliard euro të tjera. Bëhet fjalë për pesëfishin e shumës që është parashikuar nga Europa në paketën e shpëtimit.