Ambasadori danez: Historia e Shqipërisë këto 20 vjet, si kalaja e Rozafës, ndërtohet ditën e rrëzohet natën

0
63

TemA Online, 15 Nëntor 2011

Marrëveshja qe i dha fund krizës politike 2 vjeçare duket se nuk është e mjaftueshme qe Shqipëria te ece përpara ne rrugën e integrimit. Një dite pasi konferenca e kryetareve zyrtarizoi fillimin e punës për disa reforma te rëndësishme, ambasadoret kryesore te vendeve anëtare te BE-së, si Polonia dhe Danimarka, edhe pse pergezojne politikanet shqiptare, theksojnë se kjo është e pamjaftueshme, pasi statusi i vendit kandidat kërkon plotësimin e te 12 rekomandimeve.

“U takon shqiptareve te bëjnë përpjekjet për integrimin, i takon shoqërisë dhe politikaneve shqiptare. Asgjë nuk ka ndryshuar nga raporti i fundit; janë 12 rekomandime qe duhen përmbushur dhe ne do te presim e do te shohim se ç’fare do te ndodhe. Historia e Shqipërisë e gjatë 20 viteve të fundit duket si një përsëritje e legjendës së kalasë së Rozafës, në Shkodër.

Muret ndërtoheshin gjatë ditës, për tu rrëzuar gjatë natës. Por ndryshe nga sa ndodhi në legjendën e Rozafës, asnjë nuk duket të ketë vullnetin për të bërë një sakrificë që muret të qëndrojnë. Sigurisht që përfundimi i pashmangshëm, që Evropa duhet të nxjerrë dhe që e nxori, është se Shqipëria nuk është gati. As për të qenë një kandidat për t’u anëtarësuar. Ndoshta politikanet shqiptare po fillojnë te kuptojnë se ç’fare po rrezikojnë. Dëgjoj se ngërçi politik i viteve te fundit tashme do te jete thjesht një histori. Nëse është e vërtete, kjo përben një lajm te mire.

Mund te jete një hap i vogël, i pasigurte përpara por çdo rruge fillon me hapin e pare dhe le te shpresojmë qe politikanet do te vazhdojnë te ecin e se shpejti te fillojnë edhe te vrapojnë. Një dite me pare konferenca e kryetareve miratoi 3 projekt-vendime qe kane te bëjnë me reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe miratimin e ligjeve qe kërkojnë shumice te cilësuar; te gjitha këto çështje janë pjese e 12 rekomandimeve te komisionit evropian dhe tani mbetet për tu pare se sa shpejt do te procedoje klasa politike ne miratimin e këtyre reformave”, theksoi ambasadori danez në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen.
/Vizion Plus