AK: Flamuri shqiptar me kokë poshtë në vizitën e Panaritit në Athinë. Pala greke mohoi që u fol për Çamërinë

0
58

TemA, 3 Tetor 2012

Aleanca KuqeZi reagoi pas vizitës së ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti në Athinë.

AK thotë se Panariti doli në konferencë për shtyp me flamurin shqiptar me kokë poshtë.

“Flamuri mbrapsht është simbol kapitullimi,” thotë AK në deklaratën e saj. “Greqia poshtëroi Panaritin në Athinë”.

Në njoftimin e Aleancës KuqeZi thuhet se Panariti nuk ka thënë asnjë fjalë për Çamërinë në këtë takim.

“Mediat greke përgënjeshtruan diskutimin për çështjen çame,” thekson AK.