AGIM MEHMETI ISHTE EPRORI USHTARAK QË BËRI SHUMË PËR ATDHEUN, LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS

0
37

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

FAMILJA MEHMETI
Batushë – Kosovë

St. Gallen, 04.08.2015.

Me rastin e vdekjes së parakohëshme të ish zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, i cili shërbeu në këtë detyrë gjatë kohës së luftës, eprori lartë ushtarak Agim Mehmeti, kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, me të gjitha strukturat organizative u shpreh ngushëllime të sinqerta familjës së ngushtë, si dhe farefisit të gjerë për humbjen e më të dashurit të tyre z. Agim Mehmeti. Po ashtu Dega e LDK-së në Zvicër i shprehë Shoqatës së Ish-MMRK-FARK duke iu bashkëngjitur pikëllimit e dhimbjes suaj, për këtë humbje të madhe për të gjithë familjarët, bashkëpunëtorët dhe veprimtarët institucional të ish strukturave profesionale të FARK-ut.

Agim Mehmeti, me punën dhe dijen e tij profesionale, si askush tjetër ka lënë gjurmë të pa shlyera, qoftë si epror i lartë ushtarak, si zëvendësministër i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për krijimin strukturave profesionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës e njohur si FARK. Po ashtu Agim Mehmeti luajti një rol me rëndësi për afrimin dhe bashkimin e trupave ushtarake në Luftën e Kosovës për Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Andaj familjarë të Agimit, miq e farefis, si dhe bashkëpunëtor e bashkëveprimtarë të tij në Kosovë dhe Diasporë, e veçmas Dega e LDK-së në Zvicër, duhet të jenë krenar për veprimtarinë e tij në shërbim të Atdheut.
Agim Mehmeti, le të prehet i qetë në tokën e Kosovës të cilën aq shumë e dashti, për të cilën punoi dhe jetoi deri në çastin e fundit të jetës së Tij!

Lavdi jetës dhe veprës së Agim Mehmetit!

Shefqet Dibrani,
Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër