Klerikët serbë në barrikada

0
51

Ne veriun e Kosovës, përveç njerezve te thjeshte, ne barrikada kane dale edhe kleriket e zones.

Milan Kevkiç, bashke me klerikë të tjerë, prej disa ditësh është në barrikadat e fshati Zupç. Ai gazetës së Beogradit “Blic” i ka thënë se gjendet në barrikada pasi kisha serbe në Kosovë e ndan fatin me popullin e vet.

“Ne jemi këtu që të ndihmojmë me lutje. Lutemi që Zoti t’iua falë dashuri të gjithëve. Ne po lutemi edhe për ushtarë të KFOR-it”, ka thënë ai.

Blic njofton se pasi KFOR ka hequr një barrikadë të vogël afër Zupçit, një numër i madh serbësh është grumbulluar në barrikadën kryesore të atij fshati. Edhe aty klerikë serbë kanë kryer rite fetare e kombëtare.