Kryeministër vanitoz e shtyp idiot? Apo e kundërta?

0
54

ResPublica, 01.08.2011

Lexojeni këtë njoftim: “Sot [gjatë pushimeve në Dhërmi] kryeministri Berisha zhvilloi garën e tij tradicionale me veten, garë gjatë të cilës Kryeministri theu rekordin e tij të një viti më parë.

Ai notoi plot 132 minuta kundrejt 127 minutave të një viti më parë. Gara filloi në ora 11.00 dhe u mbyll pas 132 minutave, pra në orën 13.12 minuta. Vëzhguesit e garës thanë se ajo zgjati më shumë se 132 minuta, por vetë Kryeministri preferon të deklarojë si kohë noti 132 min dhe reston ta lerë për vitin tjetër.” Është shaka kjo idiotësi? Jo, është lajm, që mund ta shihni në site-in e Këshillit të Ministrave.

Më e bukura është, se të gjitha të përditshmet i kishin kushtuar vëmendje e hapësirë këtij njoftimi. Por nuk mbaron këtu. Në njoftim thuhet, se “Kryeministri Berisha nuk dëshironte ta bënte publike këtë veprimtari të tijën private, por rrjedhja e informacionit në media bëri që Zyra e Shtypit ta zbardhë të vërtetën rreth këtij aktiviteti.” Të përditshmet tona e kishin publikuar edhe këtë.

Oh jo, ne të shtypit, mund t’ia kursenim vetes, dhe sidomos publikut, një karagjozllëk të tillë.