Po fillon një vit i vështirë për Europën: Nga Gjermania në Greqi

0
42

ResPublica.al, 3 janar 2012

1.1. Spanja ka arritur nivele shumë të larta papunësie, dhe në këtë pikë është shumë larg Gjermanisë, e cila, ndonëse është e kapur keq nga kriza, dallohet për një papunësi të ulët. Madje, asnjëherë nuk ka qenë kaq e ulët qysh prej momentit të bashkimit të dy Gjermanive. Është saktësisht 6,8%. Por kjo arritje shoqërohet me rënien e eksporteve dhe me rritjen e ulët (0,6% do jetë në vititn 2012, thotë Bundesbank).

2.2. Katër muajt e parë të këtij viti do të jenë vendimtarë për Greqinë. Zëdhënësi i qeverisë tha sot, se “nëse nuk arrijmë të biem dakord mbi detajet e paketës së dytë të shpëtimit që kap shifrën 130 miliardë euro, ne do të jemi jashtë zonës Euro”.

Është fjala për paketën, për të cilën është arritur marrëveshja në parim qysh në tetor. Guvernatori i Bankës qendrore ecën në të njëjtën linjë të paralajmërimit fatal: Nëse ne grekët nuk biem dakord të ulim standardin e jetesës, me të cilin jemi mësuar, atëherë s’kemi shans tjetër, veçse të na nxjerrin nga zona Euro e ta kthejmë orën disa dekada pas.

Re.Pu.