TemA
Këto janë fotografitë e fëmijëve jetimë që ka lënë Lulëzim Basha më 21 Janar. Fotoja më prekëse duket se është ajo e fëmijëve të Hekuran Dedës që shikojnë si largohet arkivoli i babit të tyre për herë të fundit nga shtëpia. Më e pafajshme është fotoja e fëmijëve të vegjël të Aleks Nikës. Më drithëruese është fotoja e Anës që po rritet mes mjerimit në Libofshë dhe rrëqethëse fotoja djalit të vetëvrarë të Faik Myrtajt.

Lulëzim Basha po tenton të hyjë me dhunë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës pikërisht për tu pastruar nga ky krim. Këta fëmijë pa prindër për shkak të Lulëzim Bashës do rriten tani duke parë në krye të qytetit ku u vranë prindërit e tyre, njeriun përgjegjës për vrasjen e prindërve.
Ata nuk presin ndjesë prej Lulëzim Bashës, pasi ai i ka vrarë me vetëdije prindërit e tyre. Ata presin t’i mbrojmë ne.




