Gjenerata XY

0
108

TemA
Edhe pse shpesh ndodh të dëgjojmë që femra ka sa të duash, Shqipëria, njësoj si Kina ndodhet përpara një problemi të madh: po lindin më shumë meshkuj se femra. Sipas gazetares amerikane, Mara Hvistendal, që ka bërë një libër tejet të vlerësuar nga media perëndimore, pasojat e Gjeneratës XY (këto janë kromozomet e meshkujve), do jenë të rënda, jo vetëm për meshkujt, por edhe për femrat. Në mënyrë natyrale lindin 105 meshkuj për 100 femra.

Por në Indi është 112 për 100, në Georgji 118 për 100 dhe rekordin e mban Shqipëria me Kinën me 120 meshkuj për 100 femra. Madje në disa zona të veçanta në Kinë ka 163 meshkuj për 100 femra. Sipas autores, kjo do pasohet me rritje të prostitucionit, trafikut, rrëmbimeve të femrave, etj.