Rama mesazh Berishës: Edhe 90 vjeç do dalësh para drejtësisë

0
75

TemA Online, 31 Dhjetor 2011

Lideri i opozitës ka vijuar të ashpërsoj gjuhën ndaj pushtetit. Jo më larg se pak orë më parë ai ka lëshuar një mesazh në Twitter, ku merr shembull një proces gjyqësor në Argjentinë ku një ish pushtetar në moshën 90 vjeçare ka dal përpara drejtësisë. “Shembullore në Argjentinë, një ish pushtetar 90 vjeçar para drejtësisë për vrasje e tortura të një epoke tjetër! Drejtësia vonon po s’harron” -thotë Rama në Twitter.

Ndërkohë po gjatë ditës së sotme dhe opinionisti Mustafa Nano shkruante me tone të ashpra se Berisha dhe të tijët nuk kanë për të shpëtuar paq me gjithë këto padrejtësi që i ka bërë vendit në këto vite. “Berisha e të tijtë janë me mendjen se po ua hedhin shqiptarëve me këngën e suksesit të madh gjatë vitit 2011, por në të njëjtën kohë janë duke shkuar vetë drejt një udhe pa krye e drejt një theqafjeje.

Nëse vazhdojnë të mos njohin vështirësitë, do të vijë shumë shpejt një moment dhe për ta, kur do të dorëzohen. Sigurisht, në këto rrethana drama do të jetë e shqiptarëve, por edhe Berisha, Bode, Fullani, etj, që nuk kanë nguruar të trukojnë një realitet të tërë, me synimin për të ngjitur mirë bythët e tyre në karrike e për të gëzuar përfitime prej pushtetit, nuk kanë për t’ia kaluar paq,” shkruan Nano.

/ama-news