LDD – DEGA PËR SUEDI E PËRKUJTON ME PIETET UKË BYTYQIN

0
29

Hysen Ibrahimi

Stockholm/Suedi, 27.10.2009

Intelegjenca e Ukë Bytyqit, pa dyshim se krijohet nga frymëzimi i tij atdhedashës për çështje kombëtare dhe bazohet nga atdhetarizmi familjar me traditë, kryesisht ndikohet në këtë frymë patriotike familjare për të goditur me ndikim çdo okupator të vendit të tij dhe të njejten kohë duke qenë i gatshëm të sakrifikoj edhe jetën sublime të tij për vendin dhe pavarësinë e tij. Ishte një patriot i madh dhe i vërtetë, që trimërinë e kishte në shpirtin e tij si cilësi që mbronë në vete atributetë kombëtare që nënkupton avancimin e kërkesave kombëtare gjatë zhvillimit të tyre për një Unitet Kombëtar Shqiptar.

Pikërisht më 27-10-2002, në fshatin Leshan komuna e Therandës, u vranë në pritë Ukë Bytyqi, kryetar i Asamblesë komunale dhe kryetar i LDK-së – Dega në Therandë, me dy shoqëruesit e tij Bajram Bytyqi dhe Bahtiar Bytyqi, një ditë pas zgjedhjeve të dyta komunale të Kosovës, derisa po festonte fitoren.
Pa hyrë në shpjegimin e kësaj ngjarje tejet të hidhur që shkaktoj plagë të rënda kombëtare, që mund të themi se kanë prapavi në sferen politike që u bë nga kriminelët mbase pa pritur në mënyrë tinzare duke dalë në pritë bëhet atentat në atëdhetarin e shquar të çështjes kombëtare z. Ukë Bytyqi me dy shoqëriesit e tij. Ky krim ndodhi mu para syve të popullit, me vetëdije apo pa vetëdije ky krim ndikoj në vazhdën e vrasjeve të veprimtarëve të devotshëm të asaj kohe në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili luhati unitetin e krijuar të çështjes kombëtare gjatë periudhës 1989-1999 që quhej ”Epoka e Rugoves”.
Ukë Bytyqi, përveç se ishte një intelektual i madh, politikan i rryer, luftëtar i lirisë që kishte kapur pushkën për lirinë e atëdheut dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, ai ishte edhe vizionar i cili me meritatë e tij pretendonte që me çdo kusht të sjell diçka të re për pavarësinë e vendit të tij dhe ta shtyj këtë proces përmes një revulucioni kombëtar duke u ballafaquar me sfidatë të cilat ngrihen me forcë nga regjimi serb kundër kërkesave të popullit Shqiptar, mohime këto të pa baza të së kaluarës. Sikur Ukë Bytyqi kërkon me ngulm që këto sfida t’i kalojë një për një në betejatë politike, luftarake e demokratike me fakte reale. Me influencën e tij në tërë Therandën me rrethinë dhe më gjërë në tërë Kosovën, duket se mbyllë njëherë e përgjithmonë çështjen e ekzistencës së filozofisë politike të kryetarit Dr. Ibrahim Rugova, për pavarësinë e Kosovës e njohur ndërkombëtarisht si rrugë e vetme dhe e pakthyeshme.
Sidoqoftë, mendimi dhe ideologjia e Ukë Bytyqit e shprehur haptaz para opinionit të gjërë në përkrahje të politikës së kryetarit Rugova, në mënyrë të drejtë përdrejtë si e vërtetë tashmë e dëshmuar dhe e pakontestueshme e që duhej të pranohej në mënyrë demokratike pa as më të voglen rezistencë politike, sepse vota e popullit është votë sovrani, sikur kërkon që zgjedhjet demokratike të kalojnë mbi bazën e provave dhe fatkeve reale.
Intelegjenca e Ukë Bytyqit, pa dyshim se krijohet nga frymëzimi i tij atdhedashës për çështje kombëtare dhe bazohet nga atdhetarizmi familjar me traditë, kryesisht ndikohet në këtë frymë patriotike familjare për të goditur me ndikim çdo okupator të vendit të tij dhe të njejten kohë duke qenë i gatshëm të sakrifikoj edhe jetën sublime të tij për vendin dhe pavarësinë e tij. Ishte një patriot i madh dhe i vërtetë, që trimërinë e kishte në shpirtin e tij si cilësi që mbronë në vete atributetë kombëtare që nënkupton avancimin e kërkesave kombëtare gjatë zhvillimit të tyre për një Unitet Kombëtar Shqiptar.
Vepra e Ukë Bytyqit, tani dëshmor i Kombit në historinë më të re të Republikës së Kosovës, më shumë ngjanë në ndërgjegjen e atëdhetarit moral e kombëtar si imperativ i kohës që me çdo kusht të vihet në mbrojtje nga agrisiviteti i armikut serb, e asnjëherë nuk mendoj të vihet në mbrojtje në natyren e vet nga shqiptarët si dorë e zgjatur e shkjaut! Kjo edhe i kushtoj me jetë. Si duket veprimtaria e tij i pengoj dikujtë me qëndrimin dhe vendosmërinë e tij, i cili në të gjitha diskutimet e tij shfaqeshin kërkesat e domosdoshme që duhet të flas të vërteten dhe vetëm të vërtetën. Vepra e tij heroike, mbeti e pashlyer në zhargonin e historisë së Kosovës si njëri ndër figurat më të mëdha të kombit Shqiptar duke u radhitur me njerëzit më të mëdhenjë të kohës si Dr. Ibrahim Rugova, Adem Jashari, Fehmi Agani, Dr. Latif Berisha, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Sali Çeku, Agim Ramadani, Xhevat Isufi, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Shemsi Ahmeti, Tahir Zemaj e shumë e shumë të tjerë.
Pikërisht për tërë këtë angazhim të tij dhe sakrificen e tij sublime, Presidenti i parë i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, e dekoroj Ukë Bytyqin me ”Medaljen e Artë të Pavarësisë”

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, e përkujton me pietet të lartë këtë figurë kombëtare të Kosovës dhe të njejten kohë shprehë ngushëllimet më të sinqerta Familjes së ngushtë Bytyqi, të afërmëve të tij dhe kolegëve të tij për humbjen e më të dashurit të tyre.

ZOTI E BEKOFT VEPREN DHE SHPIRTIN E UKË BYTYQIT
ZOTI I BEKOFTË TË GJITHË DËSHMORËT E KOMBIT SHQIPTAR

Në emër të Kryesisë së LDD-së për Suedi:
Hysen Ibrahimi, kryetar.