Guardian sërish: Thaçi, bos i drogës

0
134

Në faqet e gazetës autoritative Guardian vazhdon të shkruhet vetëm keq për Kosovën. Në një shkrim autorial Ian Birell sërish përmend kryeministrin e Kosovës, për “lidhjet e tij me tregtinë e drogës”. Në shkrim Birell e quan të humbur luftën e OKB-së ndaj tregtisë së narkotikëve.

“Tregtia është kaq përfituese saqë në shumë shtete bandat e drogës kanë arritur të marrin pushtetin. Kosova ka një kryeministër të lidhur me tregtinë e drogës, dhe të tillë njerëz udhëheqin edhe në Afganistan, Burma, Guiena, Nicaragua dhe Venezuela. Pastaj, ka raste si në Afrikën e Jugut kur shefi Ii policisë doli të jetë shef i krimit”, thotë Birell në shkrimin e tij, raporton indeksonline.

Birell ka qenë zv/redaktor në gazetën Independent dhe ka shkruar fjalimet e kryeministrit aktual, David Cameron, në fushatën e vitit 2010./zëri/