Ardita Statovci – ikonë e pianos shqiptare

0
64

E nderura Redaksi dhe te nderuar Gazetare,

Më lejoni t’ua dergoj nje informate senzacionale për nje ftesë që i ka arritur pianistes Ardita Statovci:

Pianistja e re kosovare ARDITA STATOVCI, është ftuar për të interpretuar si soliste në vend të ikonës së pianizmit botëror, MARTHA ARGERICH-it, nën dirigjimin e njërit nga dirigjentët më të mëdhenj të kohës së sotme, CLAUDIO ABBADO-S, e shoqëruar nga orkestrat Gustav Mahler Chamber Orchestra dhe Mozart Orchestra. Në fillim të prillit Statovci do të mbajë provat si soliste në koncertin per piano dhe orkester nga Raveli, në Ferrara, Itali. Kjo eshte nje ftese shume e vecante, nje shans i rrallë dhe nje enderr per pianistet si edhe gjithe muzicientet nga mbare bota!

Përvec kësaj, javën e ardhshme Ardita Statovci, niset në një turne tjetër në Italinë veriore, ku do të performojë si soliste me koncert të Mozartit për piano dhe orkestër në sallat e mëdha të qyteteve Bolzano, Trento dhe Bressanone nën shoqërimin e orkestrës Haydn Orchestra me dirigjentin italian Tito Ceccherini-n: http://www.haydn.it/tedesco/concerti.html

Për info tjera, webfaqja zyrtare e Statovcit: www.arditastatovci.com

Çdo të mirë,

Dipl.-Ing. Brikena Statovci