Ndahet nga jeta shkrimtari i humorit shkodran Paulin Selimi

0
40

Kulturë, 23 Janar 2013

SHKODER – Eshtë ndarë nga jeta shkrimtari i humorit shkodran, Prof. Paulin Selimi në moshën 66-vjeçare. Autori i skeçit të famshëm të Zef Dedës “Kunati i shokut Xhemal”, ndërroi jetë sot pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Selimi njihej si penda dhe shpirti i aktorëve të shquar humoristëve shkodranë, të cilët bënë emër në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, ndërsa në vitin 2002 është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë për krijimtarinë letrare.

Prej tij janë vënë në skenë qindra skeçe, monologje, komedi me një akt dhe pjesë nga humori i Paulin Selimit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Homazhet për shkrimtarin Selimi bëhen ditën e enjte prej orës 12:00 -14:00 ne Teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës.

Redaksia Online
(Gre.M/sf/Shqiptarja.com)