ResPublica.al | 4 tetor 2013
Megjithëse nuk ka konfirmime zyrtare dhe detaje mbi akuzën, burime nga Task Forca e Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se tre ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës janë arrestuar sot pasdite (dt.04.10.2013). Bëhet fjalë për ish-drejtorin e kabinetit të ish-ministrit Ksera Klevis Bitro, ish-sekretarin e përgjithshëm Ilir Ibrahimi dhe drejtorin aktual të Financave Besnik Dema.
Prokuroria konfirmoi fillimisht se tre ish-zyrtarët janë thirrur sot në Prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por burime nga policia i thanë më pas se personat në fjalë ndodhen tashmë të izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës.
Zh.