Në shenjë nderimi-përkujtimi për invalidin e luftës

0
50

Xhemail Limoni-Leci ( 5.2.1942 – 25 10. 2015) Gmicë – Kamenicë, i cili u varros me nderime ushtarake.

Nga Xhafer O. LECI

Pak fjalë për të kaluarën e Xhemës së ndjerë, ndjesë pastë, dhe familjen tonë.
Xhema kishte dy djem Milaimin dhe Gëzimin, të dy ishin ushtarë të UÇK-së. Serbët fqinjë të Xhemës, këtë e dinin mirë dhe, pikërisht, për këtë edhe plagosin rëndë Xhemën.

Një rrëfim të shkurtër për të parët e Xhemës, për ta vazhduar më pas për Xhemën.
Ka qenë në traditën tonë kombëtare të mësojmë të kaluarën tonë historike, përmes filizofisë së odave tona shqiptare. Unë dhe Xhema jemi kusheri të dytë, pra gjysherit tanë ishin vëllazër, Limani, Bala dhe Ahmeti. Këta të tre ishin rritë jetima, sepse baba i tyre, gjegjësisht, katragjyshi im dhe i Xhemës, Osmani, ishte vra në mbrojtje të kufirit të Kosovës Verilindore me Jabllanicën e Serbisë, më 1878. Afër këtij kufiri shtriheshin edhe shtëpitë tona. Edhe gjyshërit tonë sipasë moshës vriten të tre vëllazërit, Limani më 1910, për këtë vrasje hakmerret i vëllai Bajrami, i njohur në popull si Bala, cili po ashtu më 1912, duke bërër roje naten në oborrin e vet vritet, nga pusia dhe përsona të panjohur.

Ushtria jonë duke dhënë nderimet e fundit, para varrit të Xhemës.

Në ate kohë lufte duhej bërë roje, ishim të hasmuar më serbomalazezët kolonistë fqinjë…, kurse Ahmeti vritet më 1939… Të bijtë e Limanit, Syla, Ramizi e Asllani, dhe të Balës, Sahiti, Hetemi dhe Osmani, u rritën jetima.Të bijtë e Ahmetit, Zuka e Mehmeti. Mehmetin në moshën 14 vjeçare e vërsain malazezët kolonistë të kralit Obrenoviç, më 1916. Pason hakmarrja e dyfishtë. Zuka, në moshen 16 vjeçare, hakmerret dhe, pas vendimit për pushkatim, pasonë kërkesa me shkrim për falje tek krali i Serbisë. Kërkesën e bënë hoxhë Zenel Ajeti, axha i Akademik Idriz Ajetiti, i njohur në popull si hoxhë Tupalla. Zuka vuan 18 vjet burg, ndërsa i ati i tij, Ahmeti 15 vjet. Shtëpia mbetët pa as një mashkull, për 5 motrat e Zukës kujdesen kusherit e parë të Tij, Sahiti e Hetemi, ndërsa baba im Osmani atëherë ka qenë 8 vjeç. Zukës ja djegin shtëpinë kolonistët…

Fola pak për të kaluerën tonë familjare për ta vazhduar.
Xhema, gjithmonë në mendje dhe shpirt ka pasur çështjen tonë kombëtare. Kjo ishte një rrugë frymëzimi nga e kaluara e të parëve tanë, se si duhej dashur atdheun.
Pas plagosjes së rëndë, ai tëhiqet ilegalisht nga Kamenica në Gjilan, tek motrat e veta, për ta sheruar plagën privatisht nga mjekët shqiptarë, cilët pa përmendur emra i përshëndesim.
Edhe baba i Xhemës, Asllani bashkë me babën tim, Osmanin, axhallarët Sahitin e Zukën, kanë qenë ushtarë të NDSH-së, gjatë LDB-re.

Në vitet 1990-ta, në Kamenicë, Xhema angazhohet shumë në organizimet e LDK-së, duke punuar pa u lodhur e hezituar fare, si në grumbullimin dhe shpërndarjen e mjeteve materiale, për shëndetësinë, arsimin, për sigurimin e shtëpive – shkolla të asaj kohe.
Jo vetëm kaq, por Xhema ishte shumë i djathtë si organozator i mirë, besnik me autoritet dhe besim të plotë nga të gjithë ata që e njihnin mirë. Ai, angazhohej shumë edhe në raste të vrasjeve, plagosjeve, si dhe vdekjeve të zakonshme, duke dhënë kontributin e tij të pa shoq, me pjsëmarrjen e tij nëpër varrime…
Xhema me tërë qenjën e tij shpirtërore, është angazhuar në mbështetje dhe përkrahje fizike, morale e materiale të luftës së fundit në Kosovës 1998-99.

Pas përfundimit të luftës, Xhema radhitët dhe angazhohet duke dhënë kontributin e tij në radhët e AAK-së.

Si invalid i luftës Xhemail Leci u varros me nderime ushtarake.
Pas veti ka lënë gruan, dy djem, katër vajza dhe shumë nipër e mbesa.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Pamje e ushtrisë tonë shqiptare të Kosovës, para shtëpisë së të ndjerit Xhemail.

Pamje e pjesëmarrësve në ceremonin e varrimit.