Degjeneron ceremonia mortore për Leka Zogun, Topalli zihet me Bashën për fjalimin e lamtumirës

1
35

TemA Online, 3 Dhjetor 2011

Ceremonia e sotme e lamtumirës për Leka Zogun është kthyer në një shfaqje të shëmtuar. Pas homazheve të kryera në ambientet e Parlamentit, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim për të ndjerin.

Por, mësohet se para fjalimit të Bashës ka pasur një konflikt të ashpër mes tij dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, se kush do të mbante fjalimin me rastin e lamtumirës për Leka Zogun.

Basha dhe Topalli janë kapur keq me fjalë me njëri-tjeterin dhe kanë ngritur tonet. Topalli i ka thënë Bashës “Ik shporru!” dhe ky i fundit më pas ka mbajtur fjalimin.

Ceremonia në ambientet e Kuvendit dhe Dita e Zisë e shpallur nga qeveria, kanë hapur polemika të shumta, duke qenë se Shqipëria është një Republikë dhe jo Mbretëri.

——————————————————————————–
Topalli kërcënoi Bashën: Do ta shohim…

TemA, 3 Dhjetor 2011

Vijojnë të dalin detaje nga skandali i ditës së sotme, ku ceremonia e varrimit e Leka Zogut u kthye në një shesh beteje mes dy armiqve të mëdhenj brenda mazhorancës. Mësohet se kryetarja e Kuvendit, e cila kishte përgatitur një fjalim lamtumire për Leka Zogun, ku përfshiheshin qëndrimet e saj patetike për anti-komunizmin, është tërbuar kur ka mësuar se Basha do mbajë fjalimin.

Në tërbim e sipër, ajo i ka thënë Bashës: “Ky është kulmi, do ta shohim!”. Gardistët kanë qenë dëshmitarë të kësaj skene qesharake. Më pas Topalli i ka ndërprerë edhe dritat për të penguar me sa mundte fjalimin e Bashës.

Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha, siç citohej edhe nga kabllogramet e ambasadës amerikane, kanë një armiqësi të fortë.

——————————————————————————–

Ceremonia e turpshme: Topalli i preu dritat Bashës

TemA Online, 3 Dhjetor 2011

Dita e Zisë kombëtare u kthye befasi në një ditë turpi. Politika nuk njeh respekt dhe as kufij. Ceremoninë mortore të Leka Zogut I, e kthyen në një sheshbetejë sherri nga varrezat e Sharrës. Topalli i pret dritat Bashës dhe ky merr drita nga Shtëpia e Oficerëve për të vazhduar ceremoninë.

Kush do të fliste i pari për kryemonarkun; Kryeministri, kryeparlamentarja apo kryebashkiaku? Fitoi ky i fundit, sepse gjithnjë arrin që me procedurë të dalë i pari… Lulzim Basha. Me një copë letër që e nxori nga xhepi dhe që dallohej se ishte shkruan nxitimthi. Pa emocion, faqe të gjithëve, pasi kishte marrë një të sharë nga rivalja e tij “mendjelehtë”, Jozefina Topalli. Kryeministri bënte sikur qante, Presidenti qante nga brenda, teksa i vinte për të qeshur.

Sepse situata e krijuar mes çakenjve tregoi se përse ishte krijuar gjithë kjo “furtunë” në një gotë boshe. Për të marrë merita elektorale për nderimet ndaj Monarkut. Por sa për qind ka partia në Shqipëri? Berisha thotë se 14 vite me parë Leka Zogu fitoi referendumin, por s’e lanë, sepse votat i numëruan të tjerët. Kush ishin të tjerët?Ai, Fatos Nano, Jozefina Topalli, Ilir Meta, përkrahësit e Mbretit të Vetëshpallur. Pra vetë ata! Pas këtij bllofi na merr fjalën Kryeparlamentarja, që nga ana tjetër do të mbajë pas vetes të persekutuar dhe simpatizantë të Mbretërisë, të djathtë.

Hap Kuvendin për një njeri që kishte qenë vetëm dy ditë Princ për fronin. Asnjëherë deputet. Nuk u mbajtën homazhe për deputetin socialist Fatmir Xhindi, që u formua në atë Kuvend. As për Presidentin e fundit Komunist dhe të parin Pluralist, Ramiz Alia. Çfarë diskordance politike. Çfarë fiasko mentaliteti fshataresk! Por Topalli guxoi, edhe pse skandal. Sepse kishte përgatitur një surprizë. Fjalimin e lamtumirës për Lekën nga varrezat e Sharrës, aty ku ishin të pranishëm vetëm 200 zyrtarë. Shumë pak popull. E habitshme, e turpshme, por ja që ndodhi.

Sepse politika për fat të keq keqpërdori një funeral. Opozita e nderoi figurën e Lekës për kortezi dhe respekti që i bëhet një njeriu, për më tepër pasardhës i Mbretit Zog. Por vetëm kaq, sepse kaq duhej. Kurse demokratët as që denjuan të dërgonin sikurse një përfaqësues të vetëm për Presidentin e Parë Pluralist, Ramiz Alia. Çfarë turpi. Por më e keqja vinte më pas. Mes ngatërresash protokolli e fjalimesh, duke harruar të përmendeshin edhe personalitete të pranishme. Del “gjeli” kandidat dhe merr fjalën para “pulës matkë”. E ku ta dinte Jozefina se kryetari i saj i kishte punuar rrengun.

Se mos ka parë filma shqiptarë ndonjëherë, ku ka “kamunista”, “renegatë”, “fantazi marksiste” e “ideologjiste”. Dhe ja ku lindi “Gracka” mjeshtërore. Kryeministri nuk foli vetë, por nxit kanakarin duke i dhënë informacion se do fliste Jozefina. Dhe kaq u desh. Si përherë “mister procedura” i kudogjendur. Këtë herë nuk pati punë KQZ, Gjykata apo Kolegji. Ishte Sharra, Funerali, Kortezhi. Edhe atë e përdori me paturpësi, sepse ky njeri nuk skuqet kurrë. Bashkia s’bëri asnjë nderim për të ndjerin, asnjë aktivitet protokollar. Turpi zyrtar i mbeti Topallit me skandalin, meritat i mori Luli. Çfarë të paudhësh që janë. Nëpërkëmbën një funeral. Për më tepër, turpëruan të gjallët e të vdekurit. Dy herë turp!.

AMA-NEWS

1 COMMENT

Comments are closed.