Titulli kryesor i së përditshmes Shqip: Shqipëria në shitje

0
36

ResPublica, 20 korrik 2012

Shqipi i sotëm kish dalë me një kryetitull, që nuk të linte indiferent: “Fundi i mandatit, Shqipëria në shitje”. Në faqen 3 i bëhej jehonë pretendimit të Erjon Braçes, sipas të cilit ministria e mbrojtjes ka nxjerrë në shitje asete të jashtëzakonshme shtetërore, sidomos disa prona të ushtrisë që gjenden në zonat turistike e që janë shndërruar në target i bizneseve afër qeverisë.

Pronat e ushtrisë që pritet të dalin në shitje kanë një sipërfaqe mbi 1,2 milionë metra katrorë, dhe fillojnë me periferinë urbane të Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës, dhe vijojnë në bregdet, në Kurbin, Durrës, Kavajë, Fier, Vlorë (lista e Braçes është shumë e gjatë).

Por më i rëndësishëm është një shkrim i gazetarit Art Kola, i cili jep disa të dhëna intereante e domethënëse: “Gjatë vitit 2011 u shitën prona publike me vlerë 438 milonë lekë, ndërsa vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti qeveria ka futur në arkën e vet nga shitjet e pronave publike 607 milionë lekë. Të ardhurat prej privatizimeve janë realizuar në masën 650%.”

Re.Pu.