Klima e qetë i shndërron politikanët shqiptarë nga nxënës në partnerë

0
102

ResPublica.al, 24 nëntor 2011

Pas shumë kohësh, Edi Rama pritet nga një personalitet ‘i rëndë’ në Bruksel, nga komisioneri i zgjerimit të BE-së, Stefan Fule. Nuk është se të dy takohen për herë të parë. Përkundrazi, mund të jenë takuar në më shumë se një duzinë rastesh, në kryeqytetin shqiptar e në atë belg, por ka qenë fjala për takime që kanë synuar të zgjidhin një stalemate (kjo është fjala në anglisht që gazetarët shqiptarë e përkthejnë me”ngërç”). Ndërsa këtë herë mund të flitet për një takim zyrtar, dmth Rama shkon në Bruksel në krye të një delegacioni socialist, dhe atje pritet nga Fule e të tijtë.

Dhe biseda mes të dyve është e sigurtë se nuk ka qenë e ngjashme me bisedat e mëparshme, të dominuara nga tensioni, keqkuptimi, moskuptimi, dyshimi, vajtimi, ankimi, etj, gjë që ka dhënë në vijimësi idenë e takimit të mësuesit të duruar me nxënësin mistrec. I njëjti sensacion ka shoqëruar dhe takimet e Berishës me zyrtarët e lartë të Brukselit (është lapidare shprehja që Berisha i tha Lajcakut në zyrën e tij pas 21 janarit: Më thoni ju çfarë të bëj, dhe unë do ta bëj).

Ndërsa klima e qetë politike, përveç avantazheve të tjera, ka krijuar dhe shansin që takime të tilla të bëhen mes partnerit e partnerit.

M.N.