GJON M. KRASNIQI SHPALLET “QYTETAR NDERI” I QARKUT TË LEZHËS”

0
38

Shkruan: Lekë Mrijaj28.02.2015

Sot në orë 11:00, z. Gjon Krasniqi humanist e atdhetar në emigim në zvicer do të shpallet “QYTETAR NDERI I QARKUT TË LEZHËS“, me ç’rast do të falënderohen strukturat e larta qarkore të pushtetit si dhe deputetët e saj, të cilët që nga sot do të ia besojnë çmimin në fjalë z. Krasniqit. Duke pasur parasysh se një gjë të tillë z. Krasniqi e ka merituar për sukseset dhe ndihmat e tij dedikuar zonës Mirditore – Lezhës, shpresojmë se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë kontributi i tij me veprime të tilla humanitare e atdhetare.
z. Gjon M. Krasniqi i lindur në Nepole të Lugut të Baranit të Pejës jeton dhe vepron në Zvicër është pasardhës i burrave të mëdhenjë të kullës së Avdi, Sadri e Zef Smajli – Krasniqi i një kulle e cila njëkohësisht ishte edhe një asamble gjithë përfshirëse kombëtare për të gjithë shqiptarët pa dallim, në të cilën shumë burra u mblodhën për ideale, pajtime dhe ndërmjetësime mbarëkombëtare. Kulla dhe burrat e saj të permendur ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fshatin Nepole – Lugun e Baranit të Pejës, Zonën e Dushkajës, Lug të Leshanit, Lug të Drinit e Dukagjin … me te cilin edhe z. Gjon Krasniqi po i përmbahet veprave të paraardhësve të tij në përgjithësi, i cili me plotë ndihmë, humanizëm e atdhetarizëm, po i përgjigjet ne vojave të atdheut amë – Shqipërisë etnike.

Besoj se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë kontributi i tij… pra do reflektojë edhe në zonat tjera shqiptare të shqipërisë etnike pavarësisht kufijve të copëtuar nga padrejtësitë e asaj kohe.

Gëzuar z. Gjon Krasniqi dhe ju shqipëtarë anembanë trojeve etnike e mërgatë !