Ndalimi i ezanit/ LISBA: U kalua vija e kuqe, po bëhet luftë kundër myslimanëve në Kosovë

0
35

Lëvizja Islame Bashkohu, me një njoftim dërguar mediave, thekson se po ndjek me vëmendje “zhvillimin e politikave diskriminuese ndaj komunitetit mysliman në Kosovë”.

LISBA shprehet se “votimi i ligjit për ndalimin e ezanit është luftë, e cila bëhet kundër identitetit mysliman, parimet fundamentale njerëzore dhe se qëllimi i saj është lufta e pakompromis ndaj islamit dhe myslimanëve në Kosovë”.

LISBA konsideron se një ligj i tillë cenon të drejtat e myslimanëve dhe se “LISBA nuk do të lejojë aplikimin e një ligji të tillë duke ju bërë me dije se ndalimi i ezanit është tejkalim i vijës së kuqe”.

“Ju bëjmë me dije se xhamia është trupi ynë, kurse ezani shpirti ynë dhe ne nuk do të lejojmë të na lëndohet asnjë pjesë e trupit e shpirtit”, thuhet në njoftim

“Denoncojmë dhunën që po ushtrohet ndaj myslimanëve dhe ftojmë pushtetin të vetëdijësohet më në fund dhe të jetë në shërbim të popullit e jo shërbëtor i armiqve të popullit”.