“Shqipëria, diktaturë fashiste, vidhen zgjedhjet pa filluar”

1
59

Flet nga SHBA Shinasi Rama, një prej themeluesve të Partisë Demokratike. Ndihma që mund të japë diaspora. Përse nuk kthehet në politikën shqiptare. Kritika për Selamin

Plarent Shehu, 22.04.2013

Themeluesi dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike dhe lëvizjes së Dhjetorit ‘90, Shinasi Rama, gjatë një interviste për gazetën ‘Shekulli’, deklaron se, Shqipëria është një diktaturë fashiste, e veshur si demokraci. Sipas tij, kthimi i Eduard Selamit me PD-në bëhet për një kafshatë bukë apo për një post në shërbim të një bande kriminale.

Si i gjykoni deklaratat e fundit të përfaqësuesve amerikanë në Tiranë për zgjedhjet në Shqipëri?

Deklaratat e përfaqësuesve të SHBA ja-në një shprehje e qartë e shqetësimit për stabilitetin dhe demokracinë në një shtet aleat në pozicion strategjik, aq sa mund te konsiderohet shteti shqiptar aleat dhe strategjik.

Me ndërhyrjen në KQZ, nga kryeministri Berisha dhe shkarkimin e një anëtari të saj me justifikimin se ishte propozuar nga LSI-ja, rrezikon Shqipëria marrëdhëniet me SHBA-në?

Shteti shqiptar nuk i rrezikon marrëdhëniet me SHBA sepse ndodhin këto pisllëqe të vogla në Tiranë. Ka institucione që kanë linjë direkte me partnerët e tyre jashtë shtetit shqiptar. Paria ka shumë influencë, por nuk është vendimtare në këto punë. Klanet e parisë së Tiranës nuk kanë çfarë të humbin, janë krejt të pafytyrë, nuk e respektojnë as shtetin e as popullin dhe të gjithë e dinë mirë se kush janë ata. Të gjithë i njohin si persona të pabesë, si politikanë të nivelit të ulët, si njerëz të lidhur me krimin dhe si mafiozë të paskrupullt.

Përpjekja e SHBA-ve duket se është që të minimizojë efektet e sjelljes se tyre negative, në mënyrë që të mos jenë edhe më të dëmshme se sa mund të jenë. Sepse këta sillen kështu vetëm kur iu rrezikohet posti. Kur janë në poste janë shërbëtorë shumë të bindur sepse luajnë një lojë të dyfishtë, edhe shërbejnë edhe vjedhin për vete. Këta kanë një të tashme dhe ajo është e zezë si bloza. Si do të jetë e ardhmja? E zezë si bloza.

Ish-ambasadori John L. Withers II, jo me larg se një javë për një të përditshme shqiptare iu ka bërë thirrje shqiptarëve haptazi që të votojnë kundër Berishës, shprehimisht, “më 23 qershor votoni kundër Berishës, kundër rikthimit në komunizëm”. A jemi në komunizëm vërtet? Ky është një mesazh dhe i SHBA-së?

Ambasadori Withers është në pension dhe besoj se flet si individ, por ai i njeh mirë të gjithë këta persona. Do të thoja se deklarata e tij duhet interpretuar pak më ndryshe. Jemi në një fashizëm demokratik sepse paria i ka vjedhur zgjedhjet pa filluar. Këta e kanë bërë ligjin si iu ka shërbyer më mirë, i kanë mbushur listat si kanë pasur dëshirë, kanë caktuar kë kanë dashur vetë dhe tani i lënë njerëzit të bëjnë zgjedhjet. Mandej do t’i mbushin kutitë dhe i ndajnë punët si iu intereson atyre. Deklarata e tij është shumë e saktë. Por me komunizëm duhet kuptuar një diktaturë fashiste e parisë sunduese, që është paria e sistemit të vjetër, e veshur si demokraci. Mesazhet e SHBA-ve i përcjell Ambasadori Arvizu, Zv. Ambasadori dhe zyrtarët e tjerë. Por nuk ka dyshim se Ambasadori Withers e di se cila është e mira e SHBA-va dhe ç`ka pret e dëshiron SHBA-a që të ndod-hë në shtetin shqiptar.

Si e gjykoni kthimin e Eduard Selamit ne PD, pas vitesh ne Amerike dhe një kundërshtar i Sali Berishës?

Më vjen keq për të. Politika në rastin tonë nuk bëhet për të fituar bukën e gojës por për të fituar respektin e njerëzve. Politikani që mendon të fitojë bukën me poli-tikën, mbaron i urryer sepse ecën me një fature në kurriz dhe është për shitje dhe lehtësisht i përdorshëm. Unë mund të ngordh për bukë, por nderin tim në jetën publike nuk kam pse e shes. Të gjithë jemi të vuajtur në mërgim, unë kam larë dyshemetë e restoranteve, por të vërtetën nuk kemi pse ta tjetërsojmë për një kaf-shatë buke apo një post në shërbim të një bande kriminale. Ky e shiti veten e nderin dhe tani do të bëjë hyzmeqarin e gjirizit të PD-së. Po si ky edhe të tjerët nuk dalin dot nga lëkura e tyre dhe do të vdesin në shërbim të gjithkujt përveçse të popullit të vet.

Z. Rama perse nuk vini në Shqipëri të kontribuoni për demokratizimin e vendit, si në politikë dhe në jetën akademike?

E para, kush tha që nuk vij në shtetin shqiptar? Unë kaloj dy-tre muaj në vit në shtetin shqiptar me gjithë familjen dhe vij të paktën dy herë në vit. E dyta, kam punuar e punoj sa mundem për të bërë detyrën time qytetare. Kam botuar të parën revistë anglisht për shqiptarët në SHBA në vitet kritike 1996-1997. Kam botuar artikuj e intervista rregullisht. Kam botuar dy libra me analiza e studime për shqiptarët, më 2006 dhe më 2012 dhe po botoj një të tretë këtë muaj që vjen. Dhe unë i kam ruajtur të njëjta bindje që kam pasur në kohët kritike të vitit 1990. Mendoj se do të hap një gazetë online shqiptare me disa ko-lege të mi nga 1 maji 2013.

Kam ofruar ndihmën time për të hapur një katedër të shkencave politike në Shkodër, në Universitetin Luigj Gurakuqi, me shpenzimet e mia dhe me njohjet e mia dhe jam ofruar të jap mësim falas atje. Më e bukura është se jam refuzuar nga rektori i atij universiteti, nga të dy rektorët e atij universiteti dy herë për këtë ofertë timen. Jam ofruar të jap mësim në Universitetin e Tiranës pa para, dhe gjatë verës, dhe jam refuzuar. Koha ime është shumë e shtrenjtë dhe në një vend ku nuk të duan, nuk ke si jep kontribute. Por libri ka shkuar në botimin e tretë, gjë që tregon se ka shumë interes. Në lidhje me jetën politike, unë kam një vend në historinë e këtij shteti që nuk ma zë dot njeri, edhe pse për shumë vite kam qenë i censuruar haptazi e pa pikë turpi.

Nga ana e ime, kam qenë shumë i vetëdijshëm për ç`ka kam kontribuar dhe jam munduar me aq sa kam mundur që të mos e përlyej emrin tim dhe kontributin tim me ndyrësitë e politikës shqiptare. Unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim qysh në vitin 1990, dhe gjithnjë kam thënë të vërtetën. Me thënë të vërtetën është kontributi më i madh që mund të japësh në këto kohë të mashtrimit. Po u desh ndonjë kontribut tjetër, unë jam nga ata që nuk i druhen asgjëje e askujt. Ata që më njohin e dinë se i kam dashur librat, por e kam njohur edhe rrugën e vështirë të përplasjes së pamëshirshme në të gjithë nivelet dhe me të gjithë mënyrat. Por, thjesht, unë nuk kam dëshirë të merrem me politikë në shtetin shqiptar. Unë i njoh kufizimet e mia si aktivist, nuk kam ambicie, politika nuk më jep kënaqësi, në fakt më tra-zon shumë dhe dua vetëm të them të vërtetën. Këtë më duket se e bëj mirë. Këtë dua të bëj sa më mirë që mundem sepse me thënë të vërtetën është shërbimi më i madh publik që mund të ofroj një qytetar me kurajë civile.

A duhet që shqiptarët e diasporës të kthehen të ndihmojnë vendin për t’u demokratizuar?

Po. E para, ne nuk jemi diaspora. Ne je-mi të mërguar politikë dhe të tjerët ja-në të mërguar ekonomikë. Por ne kemi ikur për bindjet tona dhe po të na kapnin këta do të na nisnin në botën tjetër… e jo se nuk janë përpjekur. Ai që ka lindur në SHBA është diasporë, ne jemi të dëbuar, jemi mërgimtarë të detyruar. E dyta, unë e shumë të tjerë si unë, jemi në lojën politike e jemi aktive, por jemi shumë të censuruar. Se nuk bëhet lufta vetëm duke u rreshtuar mbas njërit e tjetrit, por edhe me argumente e dije dhe në Tiranë përhapet shumë mashtrim e pak e vërtetë. E treta, demokracia ka rregulla, dhe mërgimtarët i njohin ligjet dhe i respektojnë. Por, shteti shqiptar është kamp përqendrimi, është një sistem më fashist se ai i Hitlerit në të cilin sundojnë klanet katundare që respektojnë vetëm lekun e fitimin. E sa për mërgimtarët e vërtetë politikë, ne po flasim e do të flasim. Por kur nuk të dëgjon njeri, atëherë pse duhet të vijmë? Që të shkojmë për dhjamë qeni dhe të humbim familjet, pasurinë dhe nder-in? Kur të çohen në protestë njerëzit e ndershëm, sado pak që të jenë, të gjithë ne, por edhe diaspora do të jetë me ta.

Kush mendoni se do të fitojë këto zgjedhje më 23 qershor?

Kriza e këtij sistemi është e pashmangshme. Këto zgjedhje janë si qetë-sia para furtunës e ciklonit. Në këtë vend ka dy zgjidhje e nuk ka rrugë të tjera. Ose do të triumfojnë banditët, hajnat e kriminelët dhe ky shtet do të bëhet ‘Sodoma e Gomorra’ moderne, ose do të triumfojnë njerëzit e mirë që do të luftojnë të keqen dhe do të ndërtojnë një shoqëri normale.

Nëse Sali Berisha do të humbasë zgjedhjet do të përçahet PD-ja, apo do të marrë frymë. A duhet të largohet nëse humbet?

Ku do të shkojë ky zotni qyqari dhe ata qyqarët e banditët e tjerë në PD, e në të gjithë partitë e tjera? Sali Berisha dhe gjithë të tjerët, që nuk marrin dot viza, bashkë me hajdutet e ‘Ali Babait’ të rreshtuar në partitë e parisë së Tiranës nuk kanë ku ikin, sepse e dinë se herët a vonë do të vijë dita e gjykimit dhe ajo do të vijë se s’bën. E vetmja mënyrë që ata të mbijetojnë është që të pinë gjakun e shqiptarëve dhe t’i mbajnë të skllavëruar në një kamp përqendrimi bashkëkohor si shteti shqiptar. Qytetarët duhet t’iu bien vizë këtyre dhe të mendojnë për një organizim të ri, për një fillim të ri e ndry-she. Njerëzit nuk duhet të bien në kurthin e parisë. Arma e vetme që kanë është vota dhe të gjithë duhet të respektojnë votën e tyre sepse është e shtrenjtë. Por si humbën, si fituan, këta këtu do t’i ke-mi. Edhe kur të ikin këta do të kemi bandat e tyre, kartelet e trustet kriminale që këta i kanë ndërtuar dhe i mbajnë gjallë. Këta nuk ikin ndryshe përveçse me sherr dhe përplasja është në prag të derës, është vetëm çështje kohe, por është e pashmangshme.

1 COMMENT

  1. Shenasi, nuk të lë Salifina dhe banda e tyre me u afrua askund në Shkoder, as ty, as mua dhe as të tjerë që mendojnë shqip dhe me orientim Perëndimor si ne! Sorry! We have to find a way to give our contribute to this country!

Comments are closed.