Besnik Mustafaj: E turpshme ajo që ndodhi dje me presidentin Topi

0
31

TemA Online, 3 Mars 2012

Ish-ministri i Jashtëm dhe një prej ish figurave kryesore në Partinë Demokratike, e ka cilësuar të turpshme incidentin e djeshëm me fjalën e presidentit Topi. Sipas tij, Berisha duhet të shkarkojë kreun e Bashkisë së Lezhës, nëse nuk qendron prapa kësaj ngjarje.

“Unë isha në fshat dhe atje nuk kam internet. Por, mora vesh turpin që kishte ndodhur në Lezhe dhe nuk mund të rrija më në strofkën time. Pavarësisht nga kompetencat, me kushtetutë dhe me moral, presidenti është kryetar i Shtetit tonë. Vetëm atij nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës.

Ai është i vetmi me tagrin e plotë ta caktojë vetë kur dhe ku dëshiron të flasë. Të gjithë të tjerët vijnë pas tij. Kryeministri ynë duhet ta shkarkojë kryetarin e bashkisë së Lezhes, në qoftë se nuk është vetë pas tij”, ka shkruar Mustafaj në profiling e tij në Facebook.