NJË KUJTIM PËR HALLEN TIME

0
45

AGIM GASHI

AJO SOT PARA MËNGJESIT MORI RRUGËN DREJT QIELLIT

Sot erdhi lajmi mortor për shuarjen e hallës sime Nurije Gashi-Ahmeti. Ajo e kishte fillue rrugëtimin e saj për në boten e amshuar pak para mesnates.

Nurije Gashi-Ahmeti, 12.12.1937- 07.02.2015

Si të gjitha lajmet mortore që duke ardhë në mërgimin e zi, rëndohen fort dhe pesha e tyre është më e madhe se në vendlindje, edhe te unë ishte i rëndë, i rëndë sa shkëmbi.
Menjëherë, pasiqë vllau Agroni më lajmroi, më dolen përpara mbesat dhe nipat e mi, Selvija, Xhelali, Sadia, Mani e Shukria të cilët smundem ti takoj e ti përqafoj për të ju shpreh ngushllimet e mia. Eh, kështu e ka mërgimi i zi që na katandisi si është më keq.
Vdekjet e të afërmëve në vendlindje, mërgimtari i përjeton rëndë. Kështu e përjeton sot edhe halla tjeter Hanumshahja e cila jeton në Bielifeld. Ne të gjithë morem lajmin me vonesë andaj asnjë nga ne smundem me fluturue për në atdhe që të ia dhurojmë Dades Nuri lamtumirën e fundit. Po sa nëna, baba, motra e vllëzër vdiqen e shkuan pa lamtumirë?!
Mbesim këtu me derdhë lotë kujtimi për ata që më sdo ti takojmë asnjëherë të gjallë.
Sdi si më shkoi mendja edhe në të kaluaren e largët, atëherë kur u martua Dada Nuri. E kishin fejuar në Godancin e Shtimes te familja e njohur Ahmeti. Në ato kohra të „vishakut“, edhe familjet më në zë kishin mbetë të varfëra.Shteti ua merrte të gjithat. Në këtë familje i vetmi që punonte e sillte pak të ardhura, ishte i fejuari i Nurisë, Zejna.
Ishe caktue edhe dita e dasmës dhe për dy muaj Nuria duhej të shkonte nuse. Por një natë ia behu miku nga Godanci. E pritem me çka kishim.Dikur mbas darke, babgjyshi im i dashur, Bajrushi, e pyeti mikun se çfarë halli e solli kështu papritur.Unë isha strukur pas gjyshit.
Miku e filloi tregimin e hallit të tij.
-Miku Bajrush, ne e kemi edhe dy muej diten e dasmes. Por, dhandrrit i ka ardhe letra me shkue në burg për atë problemin e “vishakut”. I vetmi që na sillte të ardhura në shtëpi, ishte Zejna. Jemi në hall, andaj erdha me e qa dertin me ty.
-Po mik i dashur, pasi puna është kështu, neser ta baj gati nusen e merre. Robi është i yti.
Ishte hera e parë që bëhej një burrëri e tillë në anet tona. Ato tradita të mykura të kohes filluan të thyhen. Të nesërmen në mëngjes, Dada Nuri e bërë nuse me rrobat e duvakun tone, iu qit në karrocë mikut nga Godanci.
Tek dera i pari ua Uroi dasmën gjyshi e pas tij familja jonë e gashëve që numronte me qindra.
Fati i jetës hallen time e përcolli me të mira. Shkuan të jetojnë në Nerez të shkupit me jetë normale. Pas shumë viteve erdhen në Ferizaj ku jeta vazhdonte me të mira Para disa vitesh i vdiq burri. Halla ime kishte dhimbjet e saja si të gjithë familjet shqiptare që në megrim kishin djetmt e vajzat e tyre. Gjithmonë thoshte:
-O Zot, hiqe më këtë megrim të zi.
Ndëgjova se kohet e fundit iu kishte keqsuar gjendja shëndetsore. Keqsimin e ndihmoi sigurisht edhe ky egzod i pa pare i familjeve shqiptare.

Duke e përkujtuar Daden Nuri, hallen time bujare, shfrytzoj rastin që në emrin e shpirtit të saj dhe në emrin tim, ti luti shqiptarët kudo që janë ti lënë rrugët e mërgimit që po djeg zemra të njoma e po kall shpirtra nënash..
Ngushllime mbesave e nipave të mi për humbjen e nënës së tyre tepër të mire.
Ngushllime edhe motres së vetme Dades Hanumsha që gjendet në Bielifeld, vllëzërve Sabitit, Ragipit, Fadilit e Milazimit. Ngushllime edhe mbarë farefisit tone të cilët e njohen.
Buka dhe muhabeti i Dades Nuri nuk harrohet kurr. Qindra herë kur shkoja në Nerez e në Ferizaj, ndjehesha si pëllumb në shtëpinë e halles sime.
Qëndrimi yt në të pamen e mbeses sate e vajzes sime Shqipes, ishte burrëror dhe plot krenari që të kishim. Ti flisje burrërisht si me gra ashtu edhe me burra.
Të qoftë dheu i lehtë i kësaj toke moj Dadë Nuri.
Qofsh pranë Zotit e në takim me ata që shkuan para teje.

Me mallë e kujtim të pashuar, nipi yt mërgimtar Agimi!

08.02.15
Düren