NJOFTIM
Për anëtarësi, miqë dhe media
Të dashur anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi (ShShAShS-së),
Të nderuar miqë të Shoqatës dhe fjalës së bukur shkruar të gjuhës shqipe dhe ju media, televizive, të shkruara dhe web-faqe,
Ju njoftoj se mbrëmë në orët e vona të natës, dual nga shtypi ”Thesari Kombëtar 3” të cilën e shtypi Shtypshkronja Printing Press, në Prishtinë.
Është një gëzim i të gjithë atyreve që i kontribuan këtij libri.
URIME TË GJITHËVE
Libri do të përurohet si vijon:
*Më 17 korrik 2014, në Kullën e Bajraktarit të Llaushës, me fillim në ora 12:00
*Më 19 korrik 2014, në Gakovë, nën patronatin e kryetarës së komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Lila- Kusari.
*Më 21 korrik 2014, me fillim në ora 12:00, në Biblotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë.
*Më 7 gusht 2014, me fillim në ora 17:00, nën patronatin e kryetarit të komunës së Strugës Dr. Ziadin Sela. Vendi: Te Kisha shqiptare në Strugë afër Drinit të Zi.
Janë të mirëseardhur të gjithë të interesuarit e fjalës së shkruar shqipe.
Kontakti: ++377 (0) 44-272339, (korrik-gusht 2014)
Ardhja e juaj na nderon.
Me konsideratë, për Ju,
Hysen Ibrahimi, Kryetar i ShShAShS-së.