Partia aleate e PD-së, miting pro Erdoganit: Jemi me ty mësuesi ynë i madh!

0
69

TemA, 17 Qershor 2013

Njoftimi i PLSHRU habitëm kur mësuam se shqiptarët e Maqedonisë dolën në një miting në përkrahje të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Por një gjë e tillë do të ndodhë të mërkurën edhe në Shqipëri.

Tubimi është lajmëruar nga partia “Lëvizja Shqipëria e Re”, që është në koalicion me Partinë Demokratike.

Mitingu përkrahës “Besa- besë me liderin Erdogan” do të zhvillohet në orën 18:00 të mërkurën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Jeni të ftuar të na bashkoheni në këtë veprimtari, në mbrojtje të drejtësisë dhe mësuesit tonë në drejtësi, liderit të madh, Erdogan,” thuhet në ftesën e bërë nga vetë kryetari i PLSHR, Edmond Vlashaj.

Vetëm se ndryshe nga Maqedonia, këtu zor se del kush në miting./ep