TemA, 30 Prill 2013
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka krijuar në faqen e tij në Facebook një rubrikë që e quan “Photo of the night”, ndërkohë që krahas saj është një rubrikë e quajtur “Photo of the day”. Në të parën ironizohet qeveria, ndërsa në rubrikën e dytë ka kryesisht foto nga takimet e Ramës.
Kësaj here në rubrikën “Fotoja e natës”, Rama sjell një pamje nga bulevardi blu në Kamzë, ku ndodhet edhe shtabi qendror i Partisë Demokratike, mbi një kazino dhe një pike bastesh, që kanë pushtuar çdo cep të Shqipërisë, si një dëshmi e trishtë e një realiteti tronditës./ep