ResPublica.al, 4 korrik 2012
Ylli i ri i Bajernit të Mynihut është një futbollist shqiptar me pasaportë zvicerane. Është mesfushor quhet Xherdan Shaqiri dhe mediat sportive atje e quajnë “xhuxhi magjik”. Xherdani, i cili që i vogël ka emigruar me prindërit në shtetin helvetik, është i lindur në Zhegër afër Gjilanit në Kosovë. Tabloidi zviceran Blick, shkruan se “Xhuxhi Magjik”, në seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Jupp Heynckes ka rënë në sy të fotografëve edhe për… këpucët.
Në prodhimin “Nike”, Shaqiri ka kërkuar që të vendoseshin tre flamuj. Dhe në njërën anë të këpucës duken mjaft qartë, flamuri i Kosovës, flamuri i Shqipërisë dhe flamuri i Zvicrës. Në anën e kundërt të këpucëve ka shkuar emrin e motrës, Medina dhe dy vëllezërve Erdin dhe Arjan. Shaqiri do luajë me përfaqësuesen e Zvicrës kundër kombëtares së Shqipërisë për kualifikimet e kampionatit botëror. (A.N.)




