TemA Online, 20 Shkurt 2012
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i komunës së Skenderajt kanë heshtur 24 orë pas kritikave të nipit të familjes Jashari dhe deklaratave se ata nuk hyjnë në Kullën e Jasharëve për shkak të kritikave të fundit të familjes.
KTV-ja ka raportuar se ka qenë e pamundur vënia e kontaktit me kryeministrin Thaçi apo kryetarin Lushtaku për t’i marrë qëndrimet e tyre përkitazi me kritikat e Murat Jasharit.
Një ditë më herët, Murat Jashari ka kritikuar qeverisjen e vendit duke thënë se situata e tanishme nuk dallon shumë nga ajo e viteve të 90-ta, kur njerëzit largoheshin nga vendi për shkak të kushteve të rënda. Ai ka shtuar se është koha e fundit për t’u ndërruar kjo klasë e politikanëve.




