Jozefina Topalli si kryetare e PD-së

0
35

TemA Online, 15 Janar 2012

Televizionet proqeveritare dje dhe gazetat proqeveritare sot i dhanë një vend të rëndësishëm vizitës së Jozefina Topallit në qarkun e Shkodrës. Ajo mori pjesë në një takim përkujtimor me rastin e 22 vjetorit të demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në qytetin e Shkodrës, si dhe në një takim përkujtimor me rastin e 21 vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Pukë. E parë e veçuar, kjo vizitë e Jozefinës duket thjesht një qokë e kryeparlamentares në qarkun ku ajo ka marrë votën për të qenë në Kuvend, ndërsa zelli i mediave proqeveritare për ta pasqyruar atë duket thjesht një zell i tepruar.

Por kjo vizitë nuk është një ngjarje e veçuar. Jozefina Topalli po shkon në të gjitha takimet përkujtimore me rastin e 21 vjetroit të themelimit të degëve të PD-së në qytete të ndryshme (para Shkodrës ishte në Berat). Dhe ky është një adet që Berisha nuk ia linte njeriu tjetër ta bente në të kaluarën. Ç’po ndodh?

Qokat e Jozefinës, qe po i ben sikur të jetë kryetare partie, po ndodhin në kohën kur deputetët e PD-së po dalin njëri pas tjetrit në intervista, ku hedhin idenë se Berisha është kandidati më i mirë për postin e Presidentit të Republikës. Mos Berisha po mendon të kalojë në Presidencë dhe ka vendosur qe Jozefina t’i zërë vendin në parti dhe në qeveri? Në këtë rast, humbja e PD-së në zgjedhjet e 2013-ës do të kishte probabilitet te madh. E.Zaloshnja

respublica.al